Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rrezohet ne banjo humb jeten 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Ismail Efendia” në Gjakovë, ku një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal, ku edhe vdiq. I ndjeri. 42-vjeçar dyshohet se vdiq në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ferhat Gjoci, i cili u dërgua i gjakosur në spital dhe përkundër intervenimeve të mjekëve, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Sipas informacioneve të para, 42-vjeçari është rrëzuar në banjon e shtëpisë së tij dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda, që nuk iu bëri ballë.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe kanë intervenuar menjëherë, pasi vdekjen e viktimës e kishte konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me vdekjen e 42-vjeçari vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të nisin hetimet që zbardhin rrethanat e rastit.