Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Eni Çobani tregon historinë e keqkuptimit me vjehrrin e saj

Juristja Eni Çobani është kthyer në një nga personazhet më të dashur e më të ndjekur të ekranit shqiptar. Përveçse shumë aktive përgjatë çdo të diele, Eni është vazhdimisht e pranishme edhe në rrjetet sociale ku nuk nguron të ndajë për ndjekësit e saj foto nga jeta e saj e përditshme të shoqëruara me mesazhe paqësore. Por krahas këtyre mesazheve, shumë prej ndjekësve të saj nuk mund të mos e kenë vënë re lidhjen e ngushtë që ka avokatja simpatike me familjen, të cilën di ta shprehë aq bukur falë mjeshtërisë së fjalës.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka treguar një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit. Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-n që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit, por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat dhe këtë duhet ta themi një çikë publikisht, se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim në departament, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë “Jo, e keni gabim” dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë: ‘Babi çfarë ka?’ Më tha:’Se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani’. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.

‘Nuk e mora vesh nga mori’- tha, po ndoshta merr prapë. Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji te shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.’