Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Adanës i ndodh mrekullia: ky eshte 12-vjeçari qe i mbijetoi rrëzimit të shumëkatëshit

Ai është i shtrirë në krevatin e spitalit, pa familjen, por me shpresë dhe frikë për më të dashurit e tij.

Coskun Karatasoglu, 12 vjeç dhe familja e tij ranë nga një lartësi prej 40 metrash bashkë me rrënojat e rrokaqiellit 14-katësh në Adana.

“Mbaj mend dritat që pulsonin, dyert hapeshin dhe mbylleshin. Nëna ime hapi derën që të shpëtonim. Më pas ramë dhe humba ndjenjat,” tregon nxënësi.

Gjatë natës duke u gdhirë e hëna, toka u trondit në Turqi dhe Siri. Por vetëm kur doli mëngjesi, u bënë të qarta pasojat e katastrofës: mijëra shtëpi të shembura si kulla lodër, duke varrosur mijëra njerëz.

Deri më tani thuhet se të paktën 5 mijë persona nuk i kanë mbijetuar tërmetit dhe 240 pasgoditjeve. Por shifrat rriten me shpejtësi çdo minutë.

Mbijetesa e tij është një mrekulli: shtëpia e tyre u rrëzua mbi një banesë tjetër ngjitur. “Unë rashë në një ballkon të katit të dytë të shtëpisë ngjitur dhe shpëtova nga rrënojat”.

Vëllezërit dhe motra e tij kanë shpëtuar, por janë akoma në rrezik për jetën në dhomën e emergjencës.

Motra, Firdevi 16-vjeçar është lënduar rëndë nga disa pjesë metalike dhe nuk dihet nëse do ecë ndonjëherë. Edhe nëna Oeznur u shpëtua gjithashtu. Ajo u nxor nga rrënojat nga xhaxhai, Uemit Yuecel.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë jete nga babai i Coskun, Bekiri 45-vjeçar. Por Coskun nuk e di ende këtë.(Bild)