Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Zi ne Partin Demokratike.Berisha ndan lajmin.Humb jeten deputeti i saj

Është ndarë nga jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Petraq Kolevica. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për familjarët dhe të dashurit e tij.

Berisha tha se Kolevica ishte një nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit dhe është nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

Reagimi i Berishës:

Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.

Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.

Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore. Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbeshteti revolcionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin. #sb