Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas 228 ore ndodh mrekullia. Nena del e gjalle me dy femijet nga rrenojat

Faleminderit o Zot…
Është shpëtuar këtë të mërkurë nga rrënojat e tërmetit një nënë me dy fëmijët e saj. Nëna me dy fëmijët qëndruan për mëse 228 orë (9 ditë e gjysëm) në gërmadhat e një godine në Oymak Sokak, në Hatay të Turqisë.
Siç raporton “Anadolu”, kur nëna e dy fëmijëve ka dalë nga rrënojat, pyeti se çfarë dite është dhe nëse fëmijët e saj janë mirë.
“Dëgjuam një zë teksa po punonim. O fokusuam tek ai zë dhe gjetëm gruan.

Ajo ishte e lumtur kur na pa. I mbajta dorën, folëm dhe u mundova ta qetësoj. Ajo na pyeti se çfarë dite ishte sot. Iu përgjigja. Emri i saj ishte Ela. Na pyeti edhe për fëmijët, na tha emrat e tyre, njëra ishte vajzë e tjetri djalë”-tregoi një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit, minator i quajtur Mehmet Eryılmaz.

Desh Zoti dhe pas disa minutash, u shpëtuan edhe djali me vajzën e kësaj nëne. Ali Parlas, një prej mjekëve që ndodhej në vendin e ngjarjes, tregoi për median turke.

“Gjendja shëndetësore e fëmijëve duket në tërësi e mirë. Nëna e tyre mundi të fliste lirshëm. Fëmijët kishin probleme me dehidrimin, por besoj se do të jenë mirë”-tha mjeku.

Nëna me dy fëmijët u nisën drejt spitalit. Dashtë Zoti, gjejnë shërim të shpejtë.
Fotot u publikuan nga Anadolu Agency