Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas shume ditesh nene rrenoja burri pret me foton e bashkëshortes pranë gërmadhave mos dali gjall

Cahit Aşkar pret prej ditësh tashmë në rrënojat e banesës ku jetonte me foton e bashkëshortes në dorë. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, bashkëshortja e tij vijon të jetë nën gërmadhe dhe lutja e tij e vetme është që ekipet e shpëtimit ta gjejnë.

Mediat në vend raportojnë se gruaja e Aşkar-it, i biri 25 vjeç dhe vajza 28 vjeçe u zunë nga gërmadhat e godinës pas tërmetit.

E bija u shpëtua, trupi i pajetë i të birit u nxor, por bashkëshortja rezulton ende e humbur. Natën e tërmetit ai nuk ndodhej në shtëpi dhe tregon se iu deshën dy orë që të mbërrinte.

“Kur mbërrita, pashë ndërtesën dhe u trondita. I telefonoja vazhdimisht fëmijët dhe gruan, por nuk mu përgjigjën. Kështu shkoi dita e parë. Të gjitha makinat e banorëve ishin në rrugë dhe e kuptova që askush nuk mund të dilte,” tregon ai.

Tashmë, Cahiti pret natë e ditë pranë rrënojave me fotografinë e të shoqes në dorë me shpresën se ajo mund të dalë e gjallë.