Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Komfirmohet hyrja e re ne BBV diten e neserme. Artisja me rolet e medha

Big Brother VIP” do t’i bashkohet një konkurrente e re, e cila do të habisë jo vetëm banorët, por edhe ju.

Anabel.al zbulon se aktorja Eva Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Emri i saj si banore në BBVA përflitet që prej edicionit të kaluar.

Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Burime për Anabel.al zbuluan se Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t.

Eva, e cila u rishfaq në ekran së fundmi si aktore në serialin teen-drama “$NOB”, ka shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”. Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.