Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jeten diten e sotme aktorja e madhe shqiptare

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85 vjeçare.

Aktorja prej disa kohësh vuante ishemia cerebrale. Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.


Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Një personazh i rrallë si Mimika Luca nuk harrohet dot nga publiku shqiptar, ashtu si roli i nënës së Marigosë te “Përrallë nga e kaluara”. Rolet e nënave, të edukatoreve apo edhe të mësuesve duket se ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”.