Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Sizmologu paralajmeron pas termeteve ne Turqi ja zonat qe po lekundet leht ne vendin tonë

Aktiviteti sizmik në Turqi nuk ka të ndalur dhe pasojat po shtrihen në një rreze të gjerë. Sizmologët thonë se në zonën e epiqendrës së tërmetit shkatërrimtar të 6 Shkurtit, ka ende shumë energji të akumuluar.

“Jemi në një nyjë nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigande tektonike siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës. Tërmetet në Turqi vijojnë të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në aspektin e fuqisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. Vazhdon të mbeten me magnitudë të lartë dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akumuluar”. thote eksperti Edmond Dushi

Për shkak të thyerjes tektonike tepër të lartë dhe tërmeteve të fortë që pasojnë njëri-tjetrin në Turqi, pothuajse i gjithë rajoni përfshirë edhe Shqipërinë po regjistron aktivitet sizmik, ndonëse me intensitet të ulët.

“Jemi duke parë që ka zona të tjera të aktivizuara rishtazi të cilat kanë tërmete të moderuar, pra që tregon që gjithë rajoni ka qene tashë i ngarkuar në aspektin tektonik, por për shkak të kësaj lëvizje shumë të madhe që po ndodh nga tërmeti në Turqi po vendoset një ekuilibër duke u shprehur me aktivitet tërmetor. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga energjia që transferohet përgjatë këtyre linjave”.

Sizmologët thonë se persë ai përket Shqipërisë, aktualisht ka disa vatra në zonën e jugut, por që mbeten në kuadër të mikrotërmeteve.