Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Shkon te vjedh pula, pronari e ben hajdutin per spital ne gjendje te rende

KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Kuçovës. Një 52-vjeçar,teksa ka hyrë në ambientet e një banese ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e shtëpisë, duke rënë pre e dhunës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen “11 janari” pak pas mesnate , pranë varrezave të qytetit. Mësohet se shtetasi L.B. është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh,i cili ka nisur ta dhunojë.

Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila e transportoi fillimisht hajdutin drejt spitalit të Kuçovës,ku pasi iu dha ndihma e parë u transportua drejt spitalit të Beratit dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar pasi gjendja e tij ishte kritike.