Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.
PYETJA: Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë?
EUGENA TOMINI: Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoruese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.
PYETJA: Mund të shkohet tek ndryshimi i orës policore?
EUGENA TOMINI: Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigja shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.