Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

A do mbyllet vendi ynë në 31 Dhjetor pas orës 22, Shefja e ISHP-së jep lajmin e ri, dhe sqaron a do kemi një mbyllje totale

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tregoi se në datë 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00.

Kjo deklarate e saj u sqarua pasi ajo tha se ky vendim merret me qellim për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona, gjë që sipas ekspertëve kjo e rrit numrin e infektimeve e për pasojë atë të humbjeve te jeteve.

Me poshte eshte biseda e Binos dhe gazetarit
Pyetje: Do të ketë një bllokim të dytë, duke pasur paraysh ngritjen e beftë të rasteve tani në sezonin e vjeshtës?

Bino: Ne rekomanduam këtë lloj bllokimi të pjesshëm. Situata po vlerësohet, ne do të mblidhemi sërish dhe do të vlerësojmë situatën e më pas do marrim një vendim.

Pyetje: Pra nuk përjashtohen dhe masat drastike si mbyllja totale?

Bino: Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër.

Pyetje: Festat e fundvitit, ka menduar Komiteti i Ekspertëve për lehtësim të fashave orare gjatë festave, për shembull a do jetë vendi i mbyllur pas orës 22:00?

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.

Pyetje; Jeni të kënaqur me formën e mësimit të alternuar?

Bino: Kjo është diskutuar shpeshherë në mënyrë të gabuar. Ne nuk kemi sugjeruar të mbyllen shkollat, por të kemi alternime mësimi. Kjo nuk e pengon mësimin gjatë gjithë kohës. Shkollat kanë pasur nxënës apo mësues të infektuar, por nuk kana qenë vatra.

Pyetje: Sa ka ndikuar situata politike apo akuzat se janë fshehur numrat e viktimave?

Bino: Rastet janë aty, nuk i shkruaj unë. Janë shumë të lehta për t’u verifikuar. Situata e vështirë politike nuk ka ndikuar vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Është shumë e shëmtuar që njerëz që qendrojnë në shtëpi vetëm akuzojnë.