Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

A e ka vërtet emrin Xhemile/ Xhemi Shehu më në fund tregon emrin e saj të vërtetë; Po atë të vërtetin fare ama

Ditën e djeshme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte e ftuar Xhemi Shehu. Në një bisedë shumë të këndshme, Xhemi zbuloi emrin e saj të vërtetë ndër të tjera. Ajo tregoi se emrin e ka Xhemi, edhe pse të shumtë kanë qenë ata që e kanë ditur ndryshe.

“O Zot prap me këtë pyetje… Si ka mundësi që ma bëjnë përsëri këtë pyetje? Nuk e kam kuptuar kurrë se pse njerëzit mendojnë se duke më thënë e ke emrin Xhemile, mendojnë se më shajnë… Çfarë të keqe ka ta kesh emrin Xhemile? E kam Xhemi! Dhe po ta kisha Xhemile s’do të kishte asnjë problem”.

Gjithashtu, moderatorja zbuloi një fakt shumë të veçantë, pasi tregoi se në ndihmë për t’ia vendosur emrin i ka ardhur edhe babai i Elia Zaharias, pasi në atë periudhë ishte e vështirë t’ia lejonin zyrat këtë emër modern për kohën.

“Mami më ka thënë se kur jam regjistruar në gjendjen civile ka ndihmuar babai i Elia Zaharias. Kjo sepse ato në gjendjen civile thonin ç’është ky emër Xhemi, dhe donin të ma vini Kafaze, Pëllumbeshë”.