Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

A ju kujtohet Mimoza Llastica? Ja ku ndodhet ajo tani

Mimoza është një vajzë e vogël kry eneçe dhe e përkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Ajo ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dë bon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.

E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoi shumë.

Kjo ishte pak a shumë historia e Mimozës, dhe mbase jo gjithkush e di qe emri i saj i vertetë është Zhaklina Dhimojani.

E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llastice qe ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Kjo është Mimoza tani dhe askush nuk do e besonte tani që ajo i ka kaluar të pesedhjetat. Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bern të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër