Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Aeroplani i mbushur me shqiptar tmerrohet nga turbulenca te forta. Shiko se si “fluturon” stuardesa. Video

Udhëtarët e një fluturimi nga Prishtina në Bazel kanë parë tmerrin me sy, teksa avioni me të cilin po fluturonin u përfshi nga turbulenca
të frikshme.

Pamjet janë publikuar nga “Daily Mail”, me tuitullin “stjuardesa fluturon për shkak të turbulencës së dhunshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë lëkundjet brenda aeroplanit.

Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e fortë, pijet dhe një stjuardese përplasen në tavan, me të gjitha pijet që hidhen përmbi kokat e udhëtarëve.

“Shuni, shuni”, dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, të tmerruar nga situata.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të ulet por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

Pamjet: