Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në kryeqytetin Prishtinë.
Insajderi raporton se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.
“Pasagjerët janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, tha një burim për gazetën.
Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u godit nga rrufeja.
Sipas burimeve kompania për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.