ni Pustina ka akuzuar Ilir Shaqirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.
Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”. Sipas tij, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.
Ndër të tjera, ai ironizon duke thënë se shpreson që “Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Leon Cino, Klajdi Selimi, Anbeta Toromani, së fundmi Klaudia Pepa janë disa nga balerinët shqiptarë që kanë korrur sukses përtej Adriatikut, kush më shumë e kush më pak.