Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajm i mire per te gjithe ne. Mjeku i njohur: po ndodh dicka e mire në shumë vende të botës

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka sjelle nje tjeter lajm optimist rreth ecurisë së Covid-19 në mbarë botën,
Ai ka postuar lajmin ne facebook.

Ai sjell numrat e disa shteteve, ndersa ndalet në Amrike, ku thotë se edhe pse infektimet janë dyfishuar, tashmë numi i jeteve te humbura eshte ulur ndjeshëm edhe aty.

✅Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi!

✅Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Edhe OBSH-ja jep për herë të parë një lajm inkurajues duke treguar ngadalësimin në nivel botëror të coronavirusit, me 5% më pak infektime dhe 12% më pak vdekje në javën e fundit në krahasim me javën paraardhëse. (Fig. 13)

Kujdes, pasi ky ngadalësim nuk vlenë për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po ta goditeshim nga vala e parë në mars-prill.

Forca miq!Sinjalet janë të mira nga shumë anë! Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi!

Dr. Shk. Ilir AlimehmetiEpidemiolog KlinikFakulteti i Mjekësisë, UMT