Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ajri i ndotur ndikon tek gjendja emocionale, njihuni me studimin

Një studim i realizuar së fundi mbi efektet e ndotjes në vend e lidh atë me gjendjen shpirtërore të njerëzve, duke e përshkruar si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë.

“Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh. Niveli tejet i lartë i ndotjes së ajrit po ul lumturinë e njerëzve të kombit më të populluar të botës”, thotë Siqi Zheng, autor i studimit.

Ky fenomen nuk është plaga e vetme e jetës në Kinën urbane, e cila është pllakosur edhe nga çmimet në rritje të banesave, shqetësimet mbi sigurinë e ushqimit apo shërbimet jocilësore publike. Por, ndotja që dëmton shëndetin, sidomos grimcat mikroskopike nga termocentralet me qymyr dhe fabrikat, të cilat mbeten në mushkëri, e ka zënë si në darë klasën e mesme të vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupe të tjera hulumtuese kanë dalë në përfundimin se një milion vdekje të parakohshme në Kinë mund t`i faturohen lehtësisht ndotjes së ajrit. Një koktej toksik grimcash dioksidi nitrogjeni, dioksidi squfuri dhe ozon tokësor është lidhur nga ekspertët me performancën e ulët konjitive, produktivitetin e tkurrur në punë dhe rezultatet e dobëta arsimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *