Matilda Makoçi (1963). Aktore. Lindi ne Tirane me 19 prill. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega e drames, me 1985. Qysh studente luajti rolin kryesor, Eden, ne filmin Ne kufi te dy legjendave, 1981.
Vijoi me pas ne 7 filma me role kryesore. U nderua me medaljonin e festivalit ne rolin e Mires ne filmin Apasionata (1983), ku deshmoi prirjen e saj te natyrshme per zhbirilime ne psikologjine e personazhit, si dhe nje ndjeshmeri te dukshme aktoriale.
Keto dhunti u shfaqen edhe me rolin e Marjetes ne filmin Hije qe mbeten pas (1985), sidomos me rolin e Silvit ne filmin Te mos heshtesh (1985), e nderuar me medaljonin e festivalit.
Nga e thjeshta dhe e zakonshmja, ajo kalonte natyrshem drejt te koklavitures dhe te veshtires duke i dhene ndjesi dhe kah gjendjeve te ndera dra. ma. tike.
Me lojen e saj, posacerisht ne filma, deshmoi dhuntine per te interpretuar figura te perfshira ne shtjellen e nje pervuajteje e brenge te skajshme shpirterore, cka e bente te ngu lmonte enkas ne zberthimin e dra mes se brendshme te tyre, rendom fale perdorimit te kujdesshem te kundershtive ne qendrimet dhe mendimet e personazhit.