Aktorja e humorit ndan lajmin e rëndë: I humba dy binjakët e mi

Delinda Disha ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat e saj pasi ka humbur 2 binjaket e saj qe po priste ti sillte ne jete.

Ajo tha se: “Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot.

Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”,- shkruan Delinda.