Alarmohet Elbasani, dyshohet për tri raste me variantin e ri të Covid

Ditët e fundit në Shqipëri është regjistruar një numër i lartë të infektuarish me Covid, ku shifrat kan qenë mbi 1000 në ditë.

Ka dyshime të forta se edhe vendi ynë është prekur nga varianti i ri britanik i Covid. Ndërkohë tri raste në Elbasan dyshohen se janë prekur me koronavirusin mutant britanik.

Mësohet se tamponët janë dërguar në Gjermani dhe përgjigja pritet të vijë javën tjetër. Kujtojmë se numri total i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar mbi 80 mijë.