I ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ka qenë konspiracionisti Alfred Cako.
Pasi ka zbuluar axhendën e pandemisë deri në vitin 2045, Alfred Cako, bëri një rrëfim shokues për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Luli kontrollohet nga amerikanët, të cilët ndoshta e kanë rrëmbyer në Korrik, dhe e kanë mbajtur për 9 ditë në Kroaci, në një bazë të tyre ushtarake, nëntokë,” tha Cako.
Pas ndërhyrjes nga ana e moderatores Ester Bylyku, e cila i kërkoi t’ia konfirmonte nëse është e vërtetë, Cako shtoi, se sipas gojëve të liga kjo është e vërtetë.