Mbrëmjen e kësaj të marte, moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjedhur ta kalojë te shtëpia e prindërve.
Padyshim që nëna e saj është kujdesur për ta kënaqur sa më shumë të bijën. Ajo ka gatuar byrek dhe Alketa nuk i ka rezistuar dot dhe e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale.
“O Zot byrekët e mamit tim nga Korça janë ç’të të them. Duhet t’i mësoj si bëhen”, ka shkruar moderatorja në Instastory.
Në këtë mënyrë, Alketa ka treguar se nuk është kurrë vonë për të mësuar gjërat që ke dëshirë./abcnews.al