Si shpeshherë mbyllja e një spektakli lë pas shumë debate dhe diskutime mes banorëve.
Edhe mbrëmja e djeshme u përmbyll me një debat të agravuar mes Antonelës dhe Arjolës.
Ditën e sotme ajo e ka diskutuar këtë debat me Ilirin,Sabianin dhe Monikën ku gjithashtu edhe është përlotur.
“Ajo preku dy gjëra që unë kurrë nuk i fal,fenë,që feja për mua ështe e shenjtë dhe e dyta ishte ai momenti që më erdhi në fytyrë që ishte shumë gjë e ulët nga ana e asaj.Kurrë nuk e kam pritur prej saj se dhe ajo ka qenë një person që e ka kaluar dhunën dhe vjen me dhunë.Kjo tregon për mua që je shpellare e rritur në mal.
Unë jam një tip që Arjola vjen si me qenë te psikologu.Ne çdo situtatë e fut atë Arjolën e vuajtur që të dali para popullit shqiptar që ajo ka qënë e vuajtur.Edhe unë kam pasur vështirësi në jetë dhe ka pas periudha ku nuk kam pasur bukë për të ngrënë.Nuk dua që njerëzit të më vlerësojnë për vuajtjet e mia po për personin që jam,”-tha Antonela e prekur.