Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ardit Gjebrea prek zemrat e gjithë shqiptarëve, Rozana Radi e tregon përballë tij: Humba babanë dhe nënën herët, kur shkoj në shtëpi më duket…

Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po vuan nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëhere do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.

Ardit Gjebrea: Si të ka ndryshuar humbja e tyre?

Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim. Në një moment të mungon edhe një supë e ngrohtë në shtëpi kur kthehesh.

Këto janë ato detaje të vogla që bëjnë diferencën. Shpesh herë shtëpia ime ka qenë e errët sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës për të marrë atë gëzimin e madh. Ka qenë e vështirë, por falenderoj Zotin që i kisha mamin për 27 vjet me mua dhe babin për 23. Ka qenë privilegj që jam vajza e tyre.

Ardit Gjebrea: Ti je goca e mamit apo e babit?

Rozana Radi: Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem goca e babit, por nëse do më pyesje se kë do zbrisja në tokë, do thosha nënën, por që do mbetem gjithmonë vajza e babait.