Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arma sekrete e Ukrainës/ Kush është “Fantazma e Kievit”, piloti që po fundos rusët

Teksa Rusia tanimë ka hyrë në ditën e saj të tretë të pushtimit të Ukrainës, në Twitter po qarkullon me shpejtësi një “legjendë urbane”, që ka të bëjë me historinë e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.

Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit”, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.

Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.

Megjithatë, për “Fantazmën e Kievit” që fluturon me MiG-29 po flitet shumë, ai të enjten rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë – duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI.

“Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve – që është një mision tejet i vështirë.

“Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.


Rreth orës 4:20 të mëngjesit të enjtes në pjesën qendrore të Kievit janë parë copat e aeroplanëve nëpër lagje të ndryshme, e Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka konfirmuar se janë shkatërruar fluturaket ruse.

Dikush ka publikuar një video të “Fantazmës së Kievit” dhe shkruan se dëshiron që kjo legjendë të jetë e vërtetë.

“Ju lutem, lëreni ‘Fantazmën e Kievit’ të jetë i vërtetë”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

Një tjetër përdorues kërkon nga mediat që të konfirmojnë vërtetësinë ose falsitetin e legjendës së “Fantazmës së Kievit”.