Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arrat, ilaçi më i mirë per shendetin tuaj dhe probleme te ndryshme

Ngrënia e arrave çdo ditë mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve. Kështu thotë studimi më i fundit i Universitetit të Illinois në Urbana (SHBA) i publikuar në revistën “Journal of Nutrition”.

Bakteret e mira

Një konsumim i rregullt i arrave (42 gramë në ditë kanë specifikuar autorët e studimit), do t’ju ndihmojë të keni përfitime në zorrë, falë mikroorganizmave “të mira” që jetojnë aty, në sajë të fibrave të shumta dietike të përfshira tek frutat e thata. Në veçanti, konsumi i arrave do të ndihmonte traktin gastrointestinal të:

Përcjellë më mirë ushqimet;
Lehtësojë furnizimin me lëndë ushqyese;
Nxis ndjesinë e ngopjes.
Hulumtimi:

Në sondazhin e kryer, pjesëmarrësit kishin për të ndjekur një dietë pa ushqime të thata, dhe një në të cilën konsumonin 42 gramë arra në ditë për 3 javë. Të dyja këto të ndara nga një javë pushim. Për të vlerësuar efektin e arrave në organizëm, në fillim të studimit dhe pas çdo periudhe, studiuesit mblodhën dhe analizuan gjakun dhe feçet e vullnetarëve.

Sipas studiuesve, konsumi i rregullt i arrave ka treguar përfitimet e mëposhtme:

– Reduktimi i niveleve të kolesterolit LDL (kolesteroli i keq)

– Rritja e Faecalibacterium, Roseburia dhe Clostridium, 3 bakteret që prodhojnë një acid yndyror që ndihmon në shëndetin e qelizave të zorrëve, ul inflamacionin dhe ndihmon për të prodhuar energji. Në veçanti, një nga tre bakteret, Faecalibacterium, është i njohur për aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës.

– Reduktim i acideve biliare sekondare që janë më të larta në individët që tregojnë norma më të larta të kancerit kolorektal. Këto acide, të cilat prodhohen nga bakteret, kanë veçantinë e të qenurit të dëmshëm për qelizat e pranishme në zorrë.