Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arrestohet cifti nga durresi pasi donin te shisnin femijen.Ja sa euro do ta shisnin

Janë arrestuar ditën e sotme prindërit të cilët tentuan të shisnin fëmijën e tyre për 5 mijë euro. Rasti i rëndë u denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare” gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u tregua se Emre Nuredini dhe gruaja e tij,Rexhina, kërkonin të shiste fëmijën e tyre të gjashtë.

Gjatë bisedës 27-vjeçari sqaroi edhe procedurën që do të ndiqej derisa të lindte fëmija. ” Në momentin që gruaja do të lindë ti do jesh në spital i pranishëm dhe gruaja ime do të thojë që këtë fëmijë ia fal motrës. Edhe unë do them që ia fal kunatës dhe pastaj t’i bën regjistrimin mbi vete të fëmijës”.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Mbrëmjen e djeshme, këta dy shtetas janë shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetas tjetër (i infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë (shtetasja Xh. H.), kundrejt shumës 5000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë, dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Durrësit falënderon mediet që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.”