Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arsyeja pse William dhe Kate ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët, do ju lërë pa fjalë!!

Edhe pse gëzojnë një status socio-ekonomik që çdokush do të dëshironte, princi William dhe dukesha e Cambridge (Kembrixh) Kate Middleton janë dy prindër si çdokush tjetër dhe duhet të përballen me sfidat e rritjes së dy fëmijëve të tyre.

Pavarësisht thjeshtësive dhe mundësive të pafundme që u ofron titulli që gëzojnë, ata kanë zgjedhur të ndjekin një metodë komunikimi që nuk kishte si të mos u binte në sy ekspertëve të komunikimit dhe psikologëve të sjelljes. Në qoftë se keni parë me vëmendje fotot e William dhe Kate me princin Xhorxh dhe Charlotte, shpeshherë ata ulen në gjunjë për të folur me ta.

Por, pse ndodh kjo ? Sipas këshilltarëve të edukimit të Pallatit Kensington, William dhe Kate kanë zgjedhur të përqafojnë atë që njihet ndryshe si “dëgjimi aktiv”, koncept i krijuar në vitin 1957 nga psikologët Carl Rogers dhe Richard E. Farson. Kur prindi ulet në nivelin e fëmijës, ai përcjell ndjenjën që po dëgjon përmes kontaktit vizual dhe të kuptojë se çfarë ndjen fëmija dhe jo vetëm atë që thotë ai. . Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të vihet në të njëjtin nivel, duke i dhënë qetësi dhe qetësi fëmijës.

Ky i fundit ndihet më i qetë, i barabartë me prindin dhe më i shpenguar në atë që do të thotë. Duke qenë se e kanë provuar Princi dhe Princesha, pse të mos e ndiqni dhe ju shembullin e tyre?/Living.al