Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Arsyet përse pirja e një gote uji është gjëja e parë që duhet të bëni sa hapni sytë në mëngjes

Uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit dhe të qëndruarit të hidratuar mund të rezultojë më e vështirë nga se keni menduar ! Thuhet e besohet se një njeri duhet të pijë 3 litra ujë në ditë, por ne jemi të sigurtë që deri në këto momente nuk keni pirë as një litër. Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, prandaj sigurohuni që të merrni sasinë e rekomanduar të përditshme të lëngjeve.
Muskujt tuaj janë 75% ujë
Gjaku juaj është 82% ujë
Mushkëritë tuaja janë 90% ujë
Truri juaj është 76% ujë
Kockat e tua janë 25% ujë
Çdo qelizë, ind dhe organ në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të punojë në mënyrë korrekte, kështu që sigurohuni që jeni duke pirë ujë sa duhet .
Pirja e një gote të madhe të ujit në stomak bosh në mëngjes ka përparësitë e veta!
1. Ajo do t’ju ri-hidratojë
Pas shtatë ose tetë orëve të gjumit, trupi juaj dehidratohet. Pirja e ujit pas zgjimit ndihmon në qarkullimin e oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të muskujve dhe të gjakut.
2.Nxit metabolizmin tuaj
3. Uji ndihmon trupin tuaj të eleminojë toksinat
Kur pini ujë në mëngjes para ngrënies, ndihmoni të pastroni zorrët, duke lejuar që lëndët ushqyese të absorbohen më lehtë. Edhe veshkat tuaja funksionojnë më mirë kur merrni sasinë e duhur të lëngjeve.