Ditën e sotme është ndarë nga jeta poeti dhe piktori i njohur Agim Mato. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Thoma Nika përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan në rrjetet sociale se Mato ka lënë pas një trashëgimi të vyer si poet piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.
Vetëm pak minuta më parë familjarët kanë ndarë me ne lajmin e kobshëm se zemra e Agim Matos, ndali këtë mëngjes përgjithmonë.
Agim Mato lë pas për ne një trashëgimi të vyer si poet, piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.
Ai na la frymën krijuese e bashkëpunuese në çdua.o projekt, ndjeshmërinë prej poeti dhe prej qytetari, që në çdo frymëmarrje kishte dashurinë për Sarandën.
Ndarja nga jeta e Agim Matos, pas një sëmundjeje të zgjatur, është për këdo që e njohu dhe e lexoi, një lajm i rëndë dhe tr ishtues.
Është ndarje nga poeti i fjalës dhe i ngjyrës, ndarje nga gazetari i reportazhit, nga sipërmarrësi i orëve të para në fushën e letrave e më pas në fushën e medias, nga qytetari i shqetësuar e i mençur, nga fterrioti i lidhur me fshatin dhe ëndërrimtari për Sarandën e Fterrën, nga autori i mesazheve të mëdha për ta bërë jetën më të mirë e më të bukur, nga një prej Mjeshtrave të Mëdhenj, që Saranda numëron.
I lehtë dheu, për ty, Agim Mato! , themi tani që mësuam lajmin e rëndë. U prehsh në paqen që ndërtove me vargun tënd dhe në ëndrrat e tua.