Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Ata mbi 70 vjeç i lëmë vec”, dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar i infektuar me Coronavirus

Mjeku shqiptar Adrian Fandi qe punon ne Londer tregon pervojen e tij kur u prek nga koronavirusi.

Ne fillim ai u shtrua ne spital me 8 litra oksigjen dhe aty ruhej qe gjate 48 oreve te para te mos konsumonte me shume se 8 litra qe te mos perfundonte ne intubim pasi e dinte se cfare ishte ndaj s`donte ta perdorte tek vetja.

”Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjenin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as prapa. Thoja jam njësoj si dje”.

“Ministrja që foli përpara nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo vetë tha se intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç”.

”Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të humbi jeten. Në Itali kanë humbur jetë 20 mijë vetë, në Gjermani 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët se cila është politika e shtetit të tyre. Ne na vijnë protokolle dhe thonë se nëse je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëmurë je dhe çfarë problemesh të tjera ke, vendoset aty nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi”.

Ai tregoi se shumicen e te moshuarve ne azile i nisin ne shtepi pa u bere testin sepse e zene shtratin e spitalit pa patur mundesi te mbijeteojne.

Personalisht foli per pervojen e tij si dicka shume e keqe, me dhimbje trupi, me djegie te brendshme nga temperatura e larte dhe mushkerite dy dite me pas i kishte sikur e kishin goditur. Per me teper theksoi se intubimi ka 68 % shanse qe te humbesh jeten.