Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Atë që merr me një dorë, ktheje me të dyja 30 Fjalë të Urta Shqiptare Për Njerëz të Drejtë

Shqipëri – Fjalët e urta shqiptare, shpesh herë të pa përkthyeshme në gjuhë të tjera të botes, mbartin brënda tyre një kuptim po aq sa të bukur, edhe me domëthënie të madhe.

Fjalët e urta shqiptare, janë kaluar brez pas brezi ndër shekuj, dhe ende sot përdoren madje edhe midis të rinjve shqiptarë.

Ja kush janë disa nga fjalët e urta popullore më të bukura shqiptare:

– Kali i botës të lë në udhë!

-Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

-Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

-Një krimb thanë një lis!

-Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

-Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

-Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

-Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

-Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

-Gjithë gishtat dhembin njësoj!

-Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

-Derë e botës s’është strehë e kokës!

-Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan!

-Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë!

-Shtëpi pa fjalë, e peshk pa hale nuk ka!

-Budallai shkon tek e ngasin!

-Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë!

-I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri!

-Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë!