U shtir si femër në Facebook, kjo është “Klareta” që i zhvati 9 milionë lekë emigrantit shqiptar në Itali?
Mashtrimet dhe përfitimet në rrjetet sociale janë bërë një gjë e zokonshme në ditët tona, ku shpesh persona të ndryshëm përdorin profile fallco me qëllim përfitime materiale. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Pogradec, ku një 29-vjeçar i identifikuar si shtetasi Eri Mulleti, ka mashtruar një emigrant shqiptar që jeton në Itali…