Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Avioni ben ulje te detyruar ne Itali pasi kishte turbulenca të forta mbi detin Adriatik

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 13:00, ku avioni me 181 persona në bord, 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar me 779 kilometra në orë në një lartësi 8588 metra kur u përball me turbulencat.

ROMOË- Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca të mëdha, teksa ishte duke fluturuar mbi detin Adriatik. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 13:00, ku avioni me 181 persona në bord, 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar me 779 kilometra në orë në një lartësi 8588 metra kur u përball me turbulencat.

Gjithashtu dy stjuardesa u lënduan, njëra prej të cilave dyshohet se ka pësuar frakturë në këmbë. Në këtë situatë, piloti vendosi të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Romës. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve ka bërë të ditur se ka nisur një hetim mbi këtë rast pasi dyshohet që pilotët mund të kenë nënvlerësuar radarin e motit.