Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Avokati tregon denimin maksimal se sa do te dohet infermierja qe dhunoi te moshuaren

Dhuna e ushtruar ndaj një të moshuare në Kosovë në një azil nga infermierja e cila kishte për detyrë të kujdesej për të, ka tronditur mbarë opinionin. Si pasojë e ngjarjes janë arrestuar tre vajzat dhe një e katërt po hetohet në gjendje të lirë.

Mbi ngjarjen po diskutohet në emisionin “Open”, ndërkohë që prej ditësh ka ndezur diskutime në Kosovë e Shqipëri, ndërsa pamjet e incidentit janë tashmë virale.

Në një lidhje skype, avokati nga Kosova, Tomë Gashi ka bërë një rezyme të ngjarjes dhe ka zbuluar dënimin maksimal me të cilin përballen të arrestuarat.

“Kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës është përjetuar rëndë.

Në media ka dalë edhe një njoftim që pagesa rreth 650 euro i është bërë qendrës që tani është mbyllur përfundimisht. Pagesa sa katër paga minimale në vend.

Ministria përkatëse, ka marrë vendim për mbylljen e qendrës.

Është një hetim gjithëpërfshirës për të gjithë të moshuarit, jo vetëm rastin që u bë publik, nëse ka apo jo raste të ndodhura edhe më parë.

Nuk është lënë në kompetencë vetëm të policisë e prokurorisë në Pejë por edhe të instancat më të larta.

Sa i përket dënimit maksimal që pret të arrestuarat, deri në 3 vite burg për akuzën e sulmit”, tha ai.