Ballkani pritet të përfshihet nga një masë mjaft e ftohtë ajrore gjatë fundjaves dhe javes së re duke sjellur reshje shiu, vende-vende mjaft të fuqishme, ulje të temperaturave, erëra të ftohta nga veriu dhe besoni apo jo edhe reshje bore të cilat përveç viseve më të larta mund të bien edhe në vise pak më të ulëta sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë në lartësi mbidetare deri në 1500 metra e ndoshta edhe më ulët. Ekzistojnë disa gjasa që fjollat e borës të paraqiten edhe në disa vende pak më të ulëta (si Sarajeva) të Bosnjë dhe Hercegovinës që është ekstrem i llojit të vet për muajin Shtator.
Reshje dhe rrebeshe të furishme shiu priten që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipërisë. Sa i përket Kosoves duke u bazuar në ecuritë aktuale sinoptike reshje më të pakta parashihen në Rrafshin e Kosovës, Anamoravë dhe Maqedoninë Veriore e më shumë reshje priten në Dukagjin, por kjo mund të ndryshojë për shkak të gjendjes mjaft dinamike sinoptike e cila pritet.
Reshje të dendura bore priten në malet e larta të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndërsa mund të zbardhen edhe bjeshkët e larta të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë veriore./MeteoBallkan