Greqi- Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka “tronditur” Fokidën edhe Atikën rreth orës 01:00, pak pas mesnate.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 5 ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.
Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë 1.3, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje me magnitudë 0.8 deri në 1.9 ballë.
Banorët e tronditur tregojnë se dridhja ka qenë e fortë.
Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.