Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka përsëritur mbrëmjen e djeshme thirrjen ndaj kreut të PD Lulzim Basha që të dorëhiqet nga posti i tij.
I ftuar në “Përballë”, Nishani deklaroi se nëse Basha vijon të qëndrojë në krye të partisë, vendin rrez ikon të mbetet pa alternativë qeverisëse ndërsa theksoi se humbjet e njëpasnjëshme janë rezultate që nuk i ka prodhuar asnjë kryetar partie më parë.
“Duhet marrë përsipër hu mbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve do të veprojmë me të njëjtin standard.
Pati një qëndrim nga Basha i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike, konstatoi se ishin humbur zgjedhjet. Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Hu mbi në garën e parë elektorale politike në 2017.
U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vje dhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfa jësime.