Bashkeshorti mbyti gruan. Vellai tregon detaje re te reja se si ndodhi ngjarja

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Itali ku mesohet se burri ka mbytyr bashkeshorten e tij Etleva Bodi.

Vellai i saj ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe ka zbardhur detaje te reja.

Ai ka thene se:“Ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka parë gjithë situatën. Ka qenë në mbyllur në dhomë me nënën e tij, Nuk ka qenë në telefonatë, por halucinacioni i tij, Motra ka qenë duke folur me nipin, ai ka menduar se po flet në telefon. Në momentin që nipi ka hapur derën, bashkëshorti i ka vendosur duart në fyt”.

“Kishin rreth 17 vite të martuar dhe prej 15 vitesh qetonin në Savona. Nuk kam arritur të kuptoj që kanë pasur probleme, sepse motra ka qenë e mbyllur dhe mendoj se i ka mbajtur për vete.

Nuk e kam kuptuar agresivitetin e bashkëshortit të saj. Nipi është i traumatizuar, vetëm pas ngjarjes më ka treguar problemet që kishin prindërit e tij, xhelozia dhe të tjerat.

Ka ndodhur mendoj për shkaqe xhelozie. Motra s’na ka treguar asnjë gjë.

Policia ka sekuestruar telefonat e motrës dhe bashkëshortit të saj për të zbardhur ngjarjen. Por gjithçka ka qenë gënjeshtër e tij për të shpëtuar nga kjo situatë.

Sipas nipit motra nuk ka pasur telefon fare. Telefoni gjithashtu nuk është gjetur në vendngjarje. Ai e ka kuptuar mbas shumë kohe që e ka mbytur. Nëse do kishte lajmëruar ambulancën, sot motra do të ishte gjallë. Ai ka shkaktuar dëme celebrale”, shtoi ai.