Bashkëshortja e Gaz Pajës bëhet brune dhe duket si një kukull e vërtetë

Bashkëshortja e aktorit Gaz Paja, Ira Seferi ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Ajo ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe këtë e ka treguar me anë të disa postimeve në rrjete sociale.

Ira është bërë brune dhe i ka habitur të gjithë ndjekësit, pasi duket ndryshe dhe ky ndryshim ishte i papritur. Megjithatë, ata e kanë komplimentuar për look-un e ri dhe vetë Ira duket shumë e kënaqur.

Kujtojmë se ajo dhe Gazi janë prindër të një djali të quajtur Dard. Vogëlushi u ka ndryshuar jetën dhe në rrjete sociale nuk mungojnë fotot pranë tij.