Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

BE i jep goditjen e fuqishme Rusisë dhe Bjellorusisë, ja vendimi i fundit

Bashkimi Evropian u është bashkuar anëtarëve të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktiviteti në këtë Këshill. BE ka vendosur të pezullojë dy shtetet nga ky aktivitet me arsyetimin se kanë kryer agresion të pajustfikuar.

“Ky vendim është një pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian dhe partnerëve me të njëjtin mendim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar.

BE pajtohet me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia dhe Suedia) që pezullimi i Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbetet në fuqi derisa të jetë e mundur rifillimi i bashkëpunimit. bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.- thuhet në deklaratë.