Bashkimi Europian vendosi të heqë kufizimet e udhëtimit për tre vende ballkanike, mes të cilave është edhe Shqipëria.
Ende nuk ka një datë se kur hy në fuqi vendimi, por kjo nënkupton se shtetasit nga Shqipëria do të lejohen të lëvizin për arsye turistike drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Kryediplomatet e 27 vendeve të Unionit miratuan vendimin për të shtuar SHBA-të, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Tajvanin në listën e vendeve nga të cilat ata do të lejojnë udhëtime jo-thelbësore.
Po çfarë duhet të dini nëse keni plane të udhëtoni?
Vendet e BE-së ende mund të zgjedhin individualisht të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine. Nëse kërkohet, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 të bërë 72 orë nga nisja. Gjithashtu qytetarët mund të paraqesin dokumentin që vërteton se ata janë të vaksinuar.
Raportimet flasin se të paktën 10 vende të unionit pritet që të njohin së shpejti edhe vaksinën kineze dhe atë ruse.