Shpesh herë është folur për qëndrimin e gjate te shqiptarëve e sidomos të të rinjve, nëpër kafene. Analiza të shumta janë bërë duke shpjeguar këtë fenomen të cuditshëm që ndodh në Shqipëri pasi kanë treguar padobishmërinë e kafeneve dhe qëndrimin e kot të shqiptarëve në to.
Mirëpo, ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers gjatë kohës së tij në Shqiperi ka shpjeguar në një letër dërguar Departamentit të Shtetit arsyen se pse shqiptarët qëndronin në kafene.
Xhon Uidhers ne letren e tij shkruante:
Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh dhe kjo eshte Kafeneja”. Kjo sepse sipas tij:
Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, kushdo qofshin ata politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme, madje edhe studentë që diskutojnë provimet apo modën e fundit”.
Këto janë zbuluar në disa kabllograme të dërguara mes muajve shkurt dhe mars te vitit 2008 nga Wikileaks, ku vete Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.
Diplomati shton në po atë kabllogram se mes shqiptarëve dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë.
Ja se si e argumentonte Uidhers:
“Që nga koha e periudhës komuniste, ku njerezit ishin gjithmonë në kërkim të një miku për të gjetur pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji sepse ndikojnë në vendimet e njerëzve.
E në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni i vetëm ku ti mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri.
Ndaj kur të shihni shqiptarë të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohe, sepse për ata është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”
Pra me sa duket argumentimi i ish ambasadorit duket i sakte ne vetevete por kush ka dyshime duhet ti vertetoje ato.