Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Befason moti, sa do të shkojnë temperaturat ditët e para të shtatorit?

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.

Sipas sinoptikanes Adiola Bani, temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë pas datës 25 gusht.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura mbi vlera normale.

Ajo u shpreh:

Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit. Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin. Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të pakët. Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin.”