Ditët me diell dhe mot të acartë me temperatura shumë të ulëta, nesër do i lënë vendin shiut në pjesën jugore të vendit.
Qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë nesër do të jenë nën pushtetin e reshjeve kalimtare, të cilat do të fillojnë në mesditë dhe do të larohen pasdite.
Në datat 21, 22 dhe 23 Dhjetor temperaturat do të jenë mjaft të ulëta, por reshje shiu dhe dëbore nuk parashikohet të ketë mbi territorin shqiptar. Data 24 Dhjetor do të nisë me reshje shiu dhe më pas dëbore nga veriu dhe jugu i vendit.
Stuhia do të vijë nga deti Adriatik dhe do të kulmojë në datë 25 Dhjetor në mesditë me furtunë. Moti i keq do të zgjasë deri në 28 Dhjetor për t’i lënë më pas vendin diellit të acartë./ Abcnews.al