Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Bëmë mama të të ngjaj, njihuni me vajzën e talentuar të Nertila Kokës. Foto

Ndonëse ka vite që jeton larg Shqipërisë dhe është shkëputur nga skena, këngët e Nertila Kokës vazhdojnë të dëgjohen edhe sot jo vetëm nga nostalgjikët, por edhe të rinjtë. Artistja e famshme e viteve ’80 jeton në Suedi me vajzat e saj, një prej të cilës i ka trashëguar edhe pasionin për artin.

Annie Salius Koka, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” ka treguar gjithçka nga marrëdhënia e ngushtë me të ëmën deri te pasion për muzikën.

“Unë gjithmonë e kam pasur pasion muzikën, por edhe mami më ka thënë që je shumë e mirë. Gjithmonë më ka shtyrë për këtë gjë. Mirëpo, këto kohët e fundit nuk kam qenë shumë e fokusuar. Që kur isha e vogël çdo natë kur hanim darkë këndoja. Kënga është pjesë e jetës sime çdo ditë.

Unë e kam menduar që me muzikë do të merrem si të më vijë jeta. Nuk e di, se në jetën time po ndodhin shumë gjëra këto kohë. Po vazhdoj shkollën se për prindërit kjo është kryesorja për mua dhe motrën time më të madhe.

Në Suedi kemi gjimnazin me pikë dhe unë u mundova që t’i merrja të gjitha që të futesha në të njëjtin gjimnaz me motrën”, u shpreh ndër të tjera Annie.