Beni kujdes! Vjen stuhia e erës dhe shiut, qarqet ku rrezikohen permbytje

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitetit të lartë duke shkaktuar përmbytje në disa qarqe. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për shkak të reshjeve shumë intensive qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës rrezikohen nga përmbytjet. Ndërsa reshje intensive pritet të përfshijnë edhe 7 qarqe të tjera të vendit.

Akil Osmani: Nata vonë dhe paraditja e ditës së shtunë do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar, ku më të fokusura këto reshje do të jenë në zonat veriore ku pritet të sjellin një sasi nga 30 deri në 60 milimetra reshje. Herë pas here, këto reshje pritet të jenë të shoqëruara me fuqizim të parametrit të erës, duke bërë që të kemi një erë me shpejtësi edhe me 65 kilometra për orë në intervale të shkurtra kohore.

Por kur pritet që stuhia të largohet nga Shqipëria?

Akil Osmani: E diela, në orët e para të mëngjesit mbetet nën ndikimin e reshjeve të shiut, por sjell përmirësim të kushteve të motit në pjesën e dytë të ditës.

Era deri në 55 km në orë pritet të jetë problem në det të hapur.