Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Betejë e ashpër jashtë ‘Big Brother Vip’! “Po na detyrojnë të votojmë Donaldin”, publikohet denoncimi i punonjësit dhe kushti i rëndë që iu kanë vendosur

Është ndezur loja në prag të finales së Big Brother. Duket se tashmë gara e vërtet është mes Ilirit dhe Donaldit që shihen si pretendentë për ta fituar këtë trofe. Pas më shumë se 120 ditësh, jashtë, fansat kanë shfaqur hapur pëlqimet e tyre, si për aktorin, ashtu edhe për balerinin.

Veç se konkurencë brenda në shtëpi, një ‘betejë’ e ashpër po zhvillohet edhe jashtë Big Brother, me fansat e tyre.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që tashmë kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për njërin nga banorët dhe jo vetëm kaq, por edhe mbështetjen që i japin atyre me vota. Duket se garën në rrjetet sociale, deri më tani e ka të fituar Donaldi, pasi në Instagram, thuajse të gjitha sondazhet e nxjerrin atë fitues. Por kujtojmë se ato që çojnë njërin prej tyre në fitim janë votat e publikut.

Ndonëse finalja është të premten, televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur. Në rrjetet sociale qarkullon edhe një denoncim lidhur me këtë televotim. Një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos, sipas panoramës.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vëllai binjak i Donaldit, duke lënë gjithçka të kalojë në heshtje. E me ditët që i afrohen më shumë të premtes, me gjasa të tilla denoncime do të qarkullojnë edhe më shpesh në rrjet.